Është kënga “A Nive” ajo që ka shpërthyer në fund të një viti mjaft dinamik në skenën e repit kosovar, por ashtu si zakonisht është grupi TBA që në fund ka bërë diferencën. Në krye me të madhin Unikkatilin, ishte bashkëpunimi “A Nive” me Klepton që u bë hit për vetëm disa ditë. Rekorde të thyera, miliona shikime dhe interesim i pa parë – është Telegrafi që ka siguruar intervistën ekskluzive të anëtarit të TBA.
Kush është Klepto?
Klepto: Klepto është anëtar i TBA, ne bashkë me Unikkatilin e kemi formuar grupin apo ‘labelin’ The Bloody Alboz. Jam 27 vjeç, i lindur në Prishtinë, në spital dhe jo në ahër (qesh). Kam ardhur këtu në vitin 2000, pas luftës, jam që 12 vjet në New York dhe më ka marrë malli shumë për Prishtinën.
Klepto: Klepto është anëtar i TBA, ne bashkë me Unikkatilin e kemi formuar grupin apo ‘labelin’ The Bloody Alboz. Jam 27 vjeç, i lindur në Prishtinë, në spital dhe jo në ahër (qesh). Kam ardhur këtu në vitin 2000, pas luftës, jam që 12 vjet në New York dhe më ka marrë malli shumë për Prishtinën.
Kur je njoftuar për herë të parë me Unikkatilin dhe kur e keni regjistruar këngën tuaj të parë si TBA? Klepto: Për herë të parë me Viktorin (Unikkatilin) jam takuar në vitin 2000, përmes B52 (Gëzim Hajdinit), gjithashtu anëtar i TBA. E kemi formuar grupin Alboholics, unë B52, NAG, para se të fillonim bashkëpunimin me Viktorin. Më pas e kemi formuar grupin TBA.
Cili është koncepti i TBA si rap ‘label’, ku bazohen tekstet e këngëve tuaja, cili është motivi kryesor? Klepto: Jeta jonë është tematikë kryesore, jeta e përditshme këtu në New York. Atë që themi nëpër këngë atë dhe e bëjmë.
Shpeshherë TBA është kritikuar nga njerëz intelektualë dhe nga një shtresë e caktuar se bën rap të pistë dhe degjenerues për të rinjt – çfarë mendon Klepto për këtë? Klepto: Ne muzikë për intelektualë nuk bëjmë. Nga ana tjetër ajo që e bëjnë shumica e reperëve në Kosovë është Pop dhe RnB. Unikkatili është i pari që e ka sjellë gangsta rap në Kosovë dhe kudo në trojet shqiptare me gjithë grupin TBA. Askush nuk mund t’i afrohet Unikkatilit dhe grupit TBA, këtë le ta dinë të gjithë.
Pasi i përmende të tjerët, a mendon se Unikkatili, Klepto dhe i gjithë TBA ka rival sa i përket rap-it, kë e konsideroni ju kundërshtar?Klepto: Ka shumë njerëz të cilët na urrejnë, por ata mund të na e hanë *****. Kur do të vijmë ne në Kosovë, nuk ka më vend për ata. E dinë ata kush janë. Kur do të kthehem në Kosovë do t’i sqaroj hesapet me ta, jo me anë të internetit.
A mund të na tregosh se si erdhi ideja për këngën hit “A Nive”? A e din Klepto dhe Viktori që kënga i ka bërë rreth 1 milionë shikime në YouTube dhe ka qenë lidere në iTunes në Evropë? A i ka përmbushur pritjet e juaja kjo këngë? Klepto: Shkova për të ndenjur te Viktori dhe ai duke punuar e bëri një melodi të hatashme, unë isha aty kur ai e bëri melodinë dhe ia nisëm këngës. Për tri orë është përfunduar këngë, muzika dhe refreni, ju e dini që Viktori i bën të gjitha vet, me tekst, me muzikë – të gjitha. Unë e shkrova tekstin tim dhe kënga u përfundua. Nuk kemi nxituar aspak, duke qeshur e kemi bërë këngën. Pritjet? E kam përmendur edhe në këngë – “Krejt ni popull qohet n’kom kur e ki Katilin n’kang”.
Është përfolur shumë për albumin e Unikkatilit, kur do të lansohet ai, si do të titullohet dhe a ke ndonjë bashkëpunim hit të radhës me të?
Klepto: Albumi nuk ka datë të caktuar, bashkëpunime ka shumë. (Pas insistimit, Klepto zbulon dhe periudhën se kur do të lansohet albumi). Do të shkojnë disa muaj derisa të bëhet lansimi i albumit, ndoshta 2 deri në 3 muaj. Edhe Presioni gjatë verës do të lansojë albumin e tij më të fundit.
Klepto: Albumi nuk ka datë të caktuar, bashkëpunime ka shumë. (Pas insistimit, Klepto zbulon dhe periudhën se kur do të lansohet albumi). Do të shkojnë disa muaj derisa të bëhet lansimi i albumit, ndoshta 2 deri në 3 muaj. Edhe Presioni gjatë verës do të lansojë albumin e tij më të fundit.
TBA nuk njihet për videoklipet në përgjithësi, përjashtuar Presinoit, Cyanides etj. që kanë bërë këngë. Unikkatili dhe ti nuk keni bërë videoklipe, a do të ketë albumi i ri i Unikkatilit videoklipe?
Klepto: Ma merr mendja që po.
Klepto: Ma merr mendja që po.
Kush janë anëtarët e TBA, edhe njëherë pasi ka pasur zëra se disa janë larguar, mund të na tregosh anëtarët kryesorë të TBA dhe a keni bashkpunëtorë tjerë në Evropë dhe Kosovë, kush janë ata? Klepto: Unikkatili, Presioni, Jetoni, B52, Klepto, Cyanide, NAG… tek bashkëpunëtorët janë shumë anëembanë botës, por do të veçoja Gucci Entertainment dhe Nexhat Morinën. Dua të përshëndes nëse është e mundur dhe vëllain e Viktorit (Unikkatilit), ‘my boy’ Mentorin dhe vëllain e Presionit, Benny Blankon.
Kur do të mbahet koncerti i TBA në Kosovë, po flitet për korrikun e këtij viti, si qëndrojnë punët? Klepto: Ma merr mendja dhe mendoj se do të jetë në fillim të gushtit.
Për fund një mesazh për fansat tuaj? Klepto: Ju dua shumë dhe ju premtoj së shpejti kthehemi në atdhe, atje ku të parët na kanë ‘le’.
Klepto, Telegrafi të falënderon për përgjigjet e sinqerta në intervistën e parë të një anëtari të TBA, pas shumë e shumë vitesh, duke të dëshiruar suksese të mëdha ty dhe grupit TBA, ashtu sikurse Unikkatilit, në karrierën tuaj. Klepto: Falënderoj përzemërsisht edhe Telegrafin, jeni më të mirët.
/Telegrafi/
0 comments:
Post a Comment