Live Traffic Feed

UnikKatil
UnikKatil

19/10/2010

Unikkatil pas albumit te ri Fryma e Mram, do t’i jap fund karrierës si reper?


Një prej reperëve shqiptarë më të mirë të të gjitha kohërave, Unikkatil, është fare pranë lansimit të albumit të tij të ri.
Pas suksesit me albumin e parë “Kanuni i Katilit” i realizuar shumë vite më parë, tani ‘Mbreti’ duket se ka vendosur që të rikthehet fuqishëm në skenën e repit shqiptar, me një album edhe më të fuqishëm se “Kanuni i Katilit”, gjithnjë sipas producentit dhe reperit DMK.
DMK nuk dha detaje tjera duke përfshirë dhe titullin e albumit, pasi që sipas tij këto do të dihen shumë shpejtë.
Se ky album do të jetë i zjarrtë, e vërtetojnë spekulimet, sipas të cilave albumi do të tilluhet “Fryma e Mram”, që do të jetë dhe albumi i fundit, dhe që do ta shënojë fundin e karrierës së bujshme të Unikkatil si reper, për t’iu kthyer jetës normale.
Viktor Palokaj i njohur si Unikkatil, pritet që me albumin e ri të shpërthejë, duke parë faktin se këngët e tij kanë impakt të jashtëzakonshëm në rininë shqiptare. /Telegrafi/

UnikKatil