Live Traffic Feed

UnikKatil
UnikKatil

23/02/2011

UniKKatil reperi më i kërkuar në Youtube


Reperi kontravers UniKKatil, që  jeton në SHBA, është njëri prej  reperëve që më së shumti kërkohët    nga të rinjtë shqiptarë në    youtube.com, shkruan sot  Express.Lirikat e UniKKatilit, edhe  pse eksplicite, kanë arritur të fitojnë  zemrat e shumë adhuruesve në  Kosovë dhe Shqipëri. Katër këngët  më të kërkuara të këtij këngëtari  janë “Qa Tha”, që është klikuar në  youtube më shumë se 1.249.840.  Një këngë tjetër po ashtu shumë e  pëlqyer e këtij këngëtari është  “N’rrot somës”, që vetëm në një  vend ka 911.554 klikime, ndërkaq  në një vend tjetër më shumë se 200 000. Pas kësaj kënge, adhuruesit pëlqejnë edhe këngën tjetër të UniKKatilit, “Kile, Kile”, që ka 820.292 klikime. Këngë të tjera që po ashtu dëgjojnë adhuruesit e këtij këngëtari janë: “Vetëbesim” (664.444), “Qendro” (446,597), “Mos m’shaj pas shpine” (415.248), “Ku t’meten shokt”(319.775). Me 300 000 e më shumë klikime UniKKatil ka edhe dhjetë këngë të tjera.

UnikKatil