Live Traffic Feed

UnikKatil
UnikKatil

19/11/2012

Se shpejti nje keng e re nga Unikkatil

Nje prej repereve me te suksesshëm shqiptar, Rebeli i njohur si Unikkatili , do te lansoje shum shpejt kenge e tij te re, e cila pritet të jetë prej hiteve me te mëdha në karrieren e tij.
Telegrafi ekskluzivisht mund te zbulojë nga burimet e afetre me reperin legjendar shqiptar se ai tashmë është duke punuar në këngë të reja.

“Viktori (Unikkatili) i është kthyer studios. Ai ka pushuar një kohë pas koncertit të mbajtur në Prishtinë. Tani e ka marrë shumë seriozisht punën për përfundimin e albumit, por para kësaj ka kohë, pasi që pritet të vijë një këngë e re nga Rebeli”.

“Kënga do të jetë e jashtëzakonshme. Një prej më të mirave në gjithë karrierën e tij. Do të jetë dicka e ngjashme si kënga “Krejt Hajvan”, por më shumë nuk mund të zbuloj rreth kësaj”, ka deklaruar ky burim për Telegrafin.



Mbetet të shihet nëse menaxhmenti i Unikkatilit do të konfirmojë lajmin apo edhe vet reperi do ta demantojë një gjë të tillë.

Viktor Paloka është një prej artistëve më të mëdhenj në historinë e muzikës shqiptare, ndërsa vlen të përmendet koncerti i mbajtur në korrik të këtij viti, kur në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës ai mblodhi hiç më pak se 25 mijë persona dhe ku shpalosi flamurin kombëtar në skenë për nderë të 100 vjetorit të shtetësisë së Shqipërisë etnike. /Telegrafi/

UnikKatil