Live Traffic Feed

UnikKatil
UnikKatil

27/02/2012

Geti Tingulli 3nt S'ka Koment Per Koncertin E Unikkatilit

Geti S'ka Koment Per Koncertin E Unikkatilit

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Unikatil u ka dërguar shpeshherë selame rivalëve të tij në Prishtinë. Përmes këngëve disave u kishte thënë se "do t'i shkel si pleshta". Të njëjtat selame i kishte marrë edhe nga Prishtina, e madje edhe më të rënda. Ishte quajtur frikacak pasi që nuk po "guxon të vijë në Kosovë".

Të dielën Viktor Palokaj i njohur si Unikatil ka vendosur që këtë verë të vijë në kryeqytetin kosovar për të mbajtur koncertin e tij të parin dhe të fundit që kur ka nisur karrierën.

Këtë e ka konfirmuar kompania "Powow Entertainment", e cila thotë se pas shumë negociatave e ka bindur reperin të vijë në Kosovë.

Alba Morina, zëdhënëse e kompanisë "Powow Entertainment", ka thënë se krejt çka Unikatil ka kërkuar si kusht për të ardhur në Prishtinë është seriozitet dhe profesionalizëm nga kompania që organizon koncertin e tij.

"Pasi që do të jetë koncerti i parë dhe i fundit i Unikatilit në Kosovë, ai gjithmonë deshi të bashkëpunonte me një kompani serioze që garanton koncert profesional", ka thënë Morina. Sipas saj, detaje të tjera për datën, vendin dhe çmimin e biletës do të bëhen publike së shpejti nga "Powow Entertainment".

Për më shumë se dhjetë vjet, skena e muzikës hip-hop në vend, ka qenë e ndarë në dy grupe të cilat kanë qenë kundër njëri-tjetrit. Në një anë, "The Bloody Albooz" që është udhëhequr nga Unikatil e në anën tjetër "Baba records" që tash quhet "Babastars" me Getoar Selimin apo "Ghetto Gold" në krye. "Lufta" ndërmjet tyre ka qenë gjithmonë tema kryesore në skenën e muzikës kosovare teksa një koncert i Unikatilit në Kosovë ishte paralajmëruar disa herë, por pa asgjë konkrete. Megjithatë në ditën kur është bërë publik lajmi për ardhjen e Unikatilit, njëri prej personave që nëpërmjet këngëve ka marrë selame "për shkatërrim", Getoar Selimi nuk ka dashur të komentojë asgjë. I kontaktuar nga gazeta, Selimi i njohur ndryshe si Ghetto Gold nuk ka dhënë ndonjë qëndrim.

"Babastars nuk merret me punët e të tjerëve. Nuk du me fol e as me komentu për këtë sen. Nuk e di mas pari pse duhet me fol unë për këtë punë", ka thënë Geti nga "Babastars".

Megjithatë organizatorët e festivalit kanë thënë se do të kenë një super angazhim të sigurimit që prej arritjes së Unikatilit në Kosovë e deri te mbajtja e koncertit.

"Duke marrë parasysh popullaritetin e jashtëzakonshëm të Unikatilit, organizimi i këtij koncerti do të jetë shumë i lartë. Gjithsesi, pjesë e organizimit është edhe sigurimi i cili do të jetë profesional dhe do të evitohet çdo ekses eventual", ka thënë Morina.

Tutje ajo shpreson se nuk do të ketë ndonjë ekses, mirëpo për gjithçka janë të përgatitur.

"Do të ketë organizim të nivelit të lartë dhe sigurimi do të jetë aty për ta evituar çdo ekses eventual", ka thënë Morina.

Përndryshe biografia e Unikatil është e mbushur me një jetë përplot ngjarje. Në vitin 1996 ai ishte futur në një përleshje me një familje shqiptare dhe hyri në gjak me ta. Kjo ishte arsyeja pse familja e tij vendosi të shpërngulet për në ShBA, ku edhe kishte formuar "TBA - The Bloody Alboz" (Shqipet e Përgjakshme). Albumi i ri i ti i përbashkët me grupin The Bloody Alboz (TBA) i titulluar "Armiqtë Suprem" ishte shitur në 8 mijë kopje brenda 3 ditësh. Ne vitin 2008, TBA ka nxjerrë albumin e titulluar "Kanuni i Katilit" ndërsa tash është në përgatitje të albumit të katërt.


koha.net

13/02/2012

Intervista E Rrebel a.k.a Unikkatil ne Urban FM

Edhe Koha Ditore e ben te ditur lajmin e ardhjes se Unikkatilit Ne Kosove



Lajmi i Publikuar dje nga Powow Entertainmenti se TBA Unikkatil Se po vjen ne kosove ka shokuar shum kenger Sidomos rreperat ne Kosove gjithashtu edhe ne shqiperi. Si duket as nje reper nga Kosova nuk eshte i knaqur me ardhejn e TBA Rrebel a.k.a Unikkatil gjithashtu edhe antaret e tjer te TBA se shpejti behet e ditur se cili do te jet... Per me shum



TBA 4 EVER

12/02/2012

Rrebel a.k.a Uniukkatil Se shpejti ne Kosove




Kompania Powow Entertainment ka kënaqësinë t’i njoftojë adhuruesit e muzikës rap se në Prishtinë do ta sjellë një rap këngëtar shumë të njohur e shumë të kërkuar.
Ata që e përcollën koncertin e The Game në Prishtinë tashmë e kanë të qartë se kompania Powow Entertainment nuk i zhgënjen adhuruesit e muzikës.
Kënaqësia jonë është më e madhe me faktin se ky artist që do të performojë në Prishtinë është shqiptar dhe emri i tij njihet nga të gjithë. Ai është Unikkatil.
Unikkatil është definitivisht artisti më i kërkuar shqiptar në botë. Vet fakti që ka refuzuar 15 oferta deri më tash tregon se sa i kërkuar është.
Powow Entertainment si kompani që nuk i zhgënjen adhuruesit e muzikës, pas shumë përpjekjesh dhe negociatash, ka arritur që ta bindë rap këngëtarin shqiptar për të performuar, për herë të parë dhe te fundit, në Kosovë.
Me këtë rast njoftojmë gjithashtu publikun që jemi në përgatitje të një mega festivali që do të mbahet në Prishtinë dhe në të njëjtën kohë publikojmë lajmin që Unikkatil ka pranuar ofertën tonë dhe ai është një ndër emrat të cilët do të performojnë në këtë festival.
Powow Entertainment do të ju informojë për detaje të tjera dhe për artistët tjerë që do të marrin pjesë në këtë mega festival.

Data e Koncertit pritet te behet e ditur nga kompania Powow entertainment se shpejti.....



Google Translated

Powow Entertainment Company is pleased to announce that fans of rap music in Pristina will bring a famous rap singer very much wanted.
Those who followed the concert of The Game in Pristina have already clear that the company did not disappoint Powow Entertainment music lovers.
Our satisfaction is greater with the fact that this artist will perform in Pristina Albanian and his name is known by all. He is Unikkatil.
Unikkatil is definitely the most requested artist community abroad. The fact that rejected 15 bids so far shows how demanding it is.
Powow Entertainment as the company did not disappoint fans of music, after much effort and negotiation, has managed to persuade Albanian rap singer to perform, for the first and last, in Kosovo.
In this case also inform the public that are in preparation for a mega festival to be held in Pristina and at the same time publish news that Unikkatil has accepted our offer and it is one of the names who will perform at the festival.
Powow Entertainment will inform you further details and other artists will participate in this mega festival.

08/02/2012

Intervista me KLAN Kosova Presioni, Klepto, Jeton, & B52 TBA Originallat

Intervista me KLAN Kosova Presioni, Klepto, Jeton, & B52 (TBA Originallat)


Intervist me Unikkatilin Dhe TBA Radio Ateda

Intervist me Unikkatilin Dhe TBA Radio Ateda

Rrebel aka Unikkatil

UnikKatil